Sport

Babai i Bryant, me të cilin nuk foli për shtatë vite – del për herë të parë në publik prej se e humbi djalin dhe mbesën

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 28 January 2020

Babai i Kobe Bryant, Joe, është parë për herë të parë në publik prej se e humbi djalin dhe mbesën Gianna në një aksident ajror me helikopter.

65-vjeçari, po ashtu një yll i pensionuar i basketbollit, i njohur me nofkën Jellybean, kishte dalë nga shtëpia në Las Vegas, ku jeton me bashkëshorten e tij, Pamela.

Fqinjët kanë thënë DailyMail.com se babai dhe nëna e Kobe janë të tmerruar dhe zemërthyer pas tragjedisë dhe po mbajnë zi në qetësi.

-Advertisement-

Miku i babait të Bryant, Wayne Slappy, ka thënë se përkundër mosmarrëveshjeve të të ndjerit me prindërit e tij më herët gjatë karrierës, lidhja familjare kishte mbetur e fortë dhe se vajza që e humbi jetën (Gianna) ka qenë e afërt me gjyshërit e saj.

Kobe i prishi raportet me prindërit e tij në vitin 2013, kur ata deshën t’i shisni disa gjësende të basketbollistit, duke përfshirë dy uniforma të shkollës së mesme dhe dy unaza kampionale të Los Angeles Lakers nga viti 2000, pa dijeninë e tij, me qëllim që të blinin shtëpi të re. Asokohe, Bryant i kishte kritikuar edhe dy motrat e tij, Sharia dhe Shaya, se vareshin shumë nga ai.

“Raportet tona nuk janë aspak të mira. Unë iu them: ‘Do t’ua blej një shtëpi shumë të mirë’ dhe përgjigja është: ‘Pse nuk është e mirë kjo?’ Dhe pastaj mi shesin gjërat e mia”, kishte thënë Kobe në vitin 2016 për ESPN për raportet me prindërit e tij.

Porse, Slappy ka treguar se Kobe dhe babai tij ishin duke i rregulluar marrëdhëniet, para se legjenda e NBA të humbe jetën në aksidentin e të dielës, ku vdiq edhe vajza e tij dhe shtatë njerëz të tjerë. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera