Baba në moshën 80-vjeçare, Robert De Niro përlotet për vogëlushen vetëm 9-muajshe
Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 31 January 2024
“Është lumturi shumë e madhe të bëhesh baba në moshën 80- vjeçare”, është shprehur aktori i madh amerikan Robert De Niro, teksa ka folur për vajzën e tij të vogël, vetëm 9-muajshe.
Në një intervistë të fundit, babai i shtatë fëmijëve zbuloi një lidhje të thellë emocionale që kishte me Gia Virginia-n, të voglën. Ai u shpreh se ajo ka pasur një ndikim të madh në jetën e tij emocionale nëntë muajt e fundit.
Gjatë bisedës për eksperiencën e tij më të fundit të prindërimit, ylli i “Killers of the Flower Moon” u përlot si asnjëherë më parë. “Të gjitha shqetësimet apo problemet që mund të kem më largohen sapo shoh Virginia-n time. Është e mrekullueshme”, u shpreh De Niro.
Besohet se Tiffany dhe Robert u takuan për herë të parë në vitin 2015 ndërsa punonin së bashku në filmin “The Intern”. Ajo kishte një rol të vogël në film si një instruktore Tai Chi, që ndihmon personazhin e Robertit. Në gusht 2021, Robert dhe Tiffany u panë së bashku gjatë një pushimi romantik në jug të Francës.
Dashuria e tyre për njëri-tjetrin ishte e dukshme teksa ata mbanin duart ndërsa shëtisnin nën rrezet e diellit dhe më vonë ndanin puthje në bordin e një jahti.
Aktori i njohur ka edhe gjashtë fëmijë të tjerë me ish-gruan e tij Diahnne Abbott, ai ka Drena, 51- vjeç dhe Raphael 46- vjeç. Me ish-gruan Grace Hightower, ka Elliot 25- vjeç dhe Helen 11- vjeç. Gjithashtu ka edhe binjakët Aaron dhe Julian, 27- vjeç, me Toukie Smith.

T� tjera
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...






























