Lajme

Azemi: Pavarësisht procedimit të pagave, greva dhe protesta do të vazhdojnë

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 15 Tetor 2026

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se greva dhe protestat e punëtorëve teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Prishtinës do të vazhdojnë, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Përmes një njoftimi publik, federata bën të ditur se, ndonëse Komuna e Prishtinës i ka proceduar pagat për muajin shtator, punëtorët teknikë të shkollave nuk janë paguar në përputhje me pagën minimale.

Kreu i Sindikatës, Jusuf Azemi ka bërë të qartë se protestat dhe greva do të vazhdojnë sipas strategjisë së mëtejshme të përcaktuar nga federata, deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve.

-Advertisement-

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të trajtojnë këtë çështje dhe të sigurojnë realizimin e të drejtave të punëtorëve.

Mund të jetë një imazh i teksti

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy