Lajme

Azemi i LDK-së: Mundësia e sanksioneve të reja si pasojë e kryeneçësisë së Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 08 August 2024

Visar Azemi, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, ka thënë se Kosova rrezikon të përballet përsëri me sanksione të reja si pasojë e kryeneçësisë së Albin Kurtit.

Azemi ka thënë se në kohën kur duhej të gëzoheshmin për heqjen e sanksioneve nga BE-ja, sanksionet mund të rikthehen përsëri.

“Në një periudhë kur do të duhej t’i gëzoheshim heqjes së sanksioneve të BE-së, sot morëm paralajmërimin për mundësinë e sanksioneve të reja. Edhe kësaj here si pasojë e kryeneçësisë së Albin Kurtit dhe veprimeve të pamatura dhe të pakoordinuara të qeverisë që ai drejton. Edhe një herë duke e përdorur një çështje për arsye elektorale, për një grusht vota. Hapja e Urës së Ibrit është diçka që e duam të gjithë. Ajo nuk është hapur jo si mungesë e dëshirës dhe vullnetit, por si vlerësim i aleatëve ndërkombëtarë e paqeruajtës, që i kishim përkrah në themelimin e ndërtimin e shtetit. Atyre që na dhanë mbështetjen në luftë e në paqe. Çdo veprim pa bashkëpunim me ta, është veprim përkundër tyre, e rrjedhimisht kundër shtetit”, thuhet në reagimin e Azemit në Facebook

-Advertisement-

Sipas Azemit, veprimet që ndërmerren në kundërshtim me miqtë i bëjnë favor Serbisë.

“Çdo lider i secilit institucion do duhej ta kishte të qartë se veprimet në kundërshtim me miqtë tanë, nuk shkojnë në favor të Kosovës. Për më keq, i bëjnë shërbim Serbisë. Konfrontimi me NATO-n, ShBA-në e BE-në çon në udhë pa krye. Ai nuk do të duhej të ndodhte në asnjë mënyrë e asnjëherë”, thuhet në reagimin e Azemit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera