Ekonomi

Axos detyrohet t’i paguajë Kosovës mbi 1.8 milionë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 00:00 | 04 May 2018

Kosova është përballur në Arbitrazh me kompaninë “ACP Axos Capital Gmbh”, e cila ishte shpallur fituese në tenderin e vitit 2013 për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të kompanisë së telefonisë mobile “Vala”, për të cilën kishte ofruar 277 milionë euro, por pas disa shtyrjeve Qeveria nuk e nënshkroi kontratën me këtë kompani.

Qeveria e Kosovës ka arritur ta fitojë rastin përballë Axos-it, duke shmangur një humbje prej ndërmjet 180 dhe 500 milionë eurosh.

Gjykata e Arbitrazhit ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Axos’it.

-Advertisement-

Axos është detyruar t’ia paguajë Kosovës 1 milionë e 713 mijë e 349 dollarë amerikanë, dhe 132 mijë e 446 euro në shpenzime të arbitrazhit.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati kroato-amerikan, Lluka Misetiq.

Për fitoren e Kosovës ndaj Axos, ka njoftuar më parë edhe avokati kosovar, Besnik Berisha.

Ai e ka quajtur këtë “lajm fantastik” për Kosovën.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy