Avokatura Shtetërore “e shfajëson” shtetin për vrasjen e Diana Kastratit
Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 14 February 2023
Avokatura Shtetërore thotë se Republika e Kosovës nuk ka qenë drejtpërdrejt përgjegjëse për vrasjen e Diana Kastratit. Kjo sipas tyre është arsyeja pse janë ankuar dhe dëmshpërblimi për prindërit e Dianës është ulur nga 95 mijë euro, në 30 mijë. Babai i Diana Kastratit shpreh mllefin dhe kërkon llogari edhe nga Avokatura Shtetërore edhe nga Gjykata e Apelit që e ka marrë këtë vendim.
Avokatura Shtetërore po konsideron se vrasja e Diana Kastratit nga ish bashkëshorti nuk është barrë e drejtpërdrejt e Republikës së Kosovës, andaj edhe janë bërë faktor që dëmshpërblimi për prindërit e Dianës të pësojë ulje.
Diana Katrati është vetëm një nga dhjetëra gratë në Kosovë, jeta e të cilave mori fund nga ish bashkëshortët e tyre.
Dhimbja e parë për prindërit e Dianës ishte vrasja e saj, e dyta ikja e dorasit, por së fundmi diçka e ka goditur përsëri këtë familje.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dikur kishte dëshmuar se Diana Kastrati ishte vrarë në dorë të shtetit, për çka fajtor për vrasjen e saj ishin konsideruar institucionet që nuk kishin siguruar mbrojtjen për të.
Ky fakt kishte bërë që Gjykata e Prizrenit të caktojë dëmshpërblim prej 95 mijë eurosh për Gëzim e Makfire Kastratin.
Por, befas në pritje të këtij dëmshpërblimi, Gjykata e Apelit del me një tjetër vendim.
Dëmshpërblimi prej 95 mijë eurove do të zbritet në 30 mijë euro si pasojë e ankesës së ushtruar nga Avokatura Shtetërore.
Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, ky mekanizëm shtetërorë që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, thotë se përgjegjësia ka qenë mbi gjykatën e atëhershme komunale në Prishtinë.
“Avokatura Shtetërore ka ushtruar Ankesë kundër këtij Aktgjykimi, me datë 17.09.2019, duke konsideruar se në bazë të gjitha provave të cilat gjenden në shkresat e lëndës dhe legjislacionit në fuqi, dëmi i pretenduar i paditësve nuk është shkaktuar nga Republika e Kosovës (Qeveria), por nga mosveprimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë, provë e cila vërtetohet edhe nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me nr. Ref.AGJ361/13, i datës 26.02.2013”, thuhet në përgjigje.
Justifikimin e gjejnë edhe në një pikë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Në pikën 61 të Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese ndër të tjera thuhet, citojmë: “në këtë kuptim Gjykata vëren se dokumentacioni i deponuar në Gjykatë, mund të konstatohet që autoriteti përgjegjës, në këtë rast Gjykata Komunale në Prishtinë, është dashur të dijë për rrezikun real që ka ekzistuar me rastin e dorëzimit të kërkesës për lëshim të urdhrit për mbrojtje emergjente…”, vijon përgjigja.
E kjo ankesë e avokaturës së shtetit për ulje të dëmshpërblimit i është dukur e pa arsyeshme babait të Dianës, Gëzim Kastratit.
Por mllefin kryesor Kastrati e ka me Gjykatën e Apelit.
Përveç zbritjes së dëmshpërblimit Kastrati thotë se kjo gjykatë ka shtrembëruar padinë, nga dëmshpërblim për mosveprim të shtetit, në solidarizim me familjen për humbjen e vajzës.
Gëzim Kastrati të padrejtë nga Gjykata e Apelit po e sheh se këtë vendim e ka kuptuar përmes mediave pa u dërguar shkresa palëve, por as për këtë çështje e as rreth arsyetimit të vendimit Gjykata e Apelit nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit./RTV Dukagjini/
Të tjera
-
PDK në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, Krasniqi: “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar s...
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...