Lajme

Avokatja i del në mbrojtje Shefqet Krasniqit: Po prisni prej hoxhës që mos me fol si hoxhë

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 20 February 2024

Avokatja kosovare, Rovena Tujani Klinaku, i ka dalë në mbrojtje hoxhës, Shefqet Krasniqi pasi ai po “gozhdohet” në rrjetet sociale për nëj deklaratë të thënë në një emision televiziv për këngëtaren  e njohur shqiptare, Shkurte Fejzën.

Krasniqi ka thënë për artisten se problemi i vetëm që ka është se nuk është fetare dhe se një ditë si të gjithë “edhe ajo do të vdes”, duke aluduar kështu që do të shkojë “në xhehnem”, shkruan Gazeta Infokus.

Tujani – Klinaku,  i ka renditur të gjitha gjërat pozitive që ka thënë hoxha gjatë intervsitës duke thënë se pas gjithë këtyre deklaatave të mira hoxhës i nxorën dy këngëtare që ti komentonte.

-Advertisement-

“Më falni cfarë mendimi më ndryshe prisni nga një hoxhë”, shkruan ajo në reagimin e saj.

Derisa nga shumica është kritikuar e ka marrë reagime të ashpra kjo deklaratë e hoxhës, avokatja i ka dalë në brojtje duke thënë se kjo shoqëri po pret që një hoxhë të mos flasë si hoxhë.

Reagimi i plotë:

E degjova intervistën e plotë të hoxhës Shefqet Krasniqi. Gjatë intervistës hoxha foli për:

➡️ Dashurinë për vatanin

➡️ Thekson që vatani është emanet duhet mbrojt me jetë

➡️ Nisja për luftë duke lënë fëmijët emanet vllait.

➡️ Vendos plisin duke thur vargjet më të bukura

➡️ Jep këshilla një vajze të vogël për të dashur vatanin

➡️ Jep dhuratë moderatores një libër për të “mos shkuar duarbosh”.

Pas të gjitha këtyre deklaratave emocionuese hoxhës i nxjerrin foto 2 këngëtare gra për të shprehur mendimin e tij.

Hoxha shpreh respektin për vlerat që kanë por si hoxhë që është fjalimi tim është fetar, vlerat e tij janë Islame dhe qëndrimi është parimor prandaj dhe thotë:

” më vjen keq /më dhimet që nuk është më shumë fetare sepse dhe ajo SIKURSE UNE ka me vdek dhe me dal para Zotit. Dhe para Zotit dilet me vepra të mira etj etj.

Të gjithë e dijmë që gra si Shkurte Fejza janë të dashura për publikun, të rrespektuara dhe ikona të muzikës popullore.

Pra faji hoxhës na rezulton që është që ka fol si hoxhë, që ka përdor fjalor fetar.

Më falni çfar mendimi prisni ndryshe nga një hoxhë?

Ajo që unë mendoj është që është një kurth mediatik pasi mediat nuk mund të promovonin imazhin patriotik tē hoxhës dhe nxorrën hoxhën që kritikon ikonën e muzikës, të madhen Shkurte Fejzan.

Emisionin e plotë e gjeni në koment. ⤵️”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera