Lajme

Avokati paralajmëron se javën tjetër publikohet emri i Drejtorit të Policisë: Është vendos

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 04 March 2023

Avokati Tomë Gashi ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të publikohet emri i Drejtorit të Policisë së Kosovës.

Sipas Gashit, tashmë është marrë vendimi.

“Eshte vendos, javen qe vjen me drejtor te Policise. Urime”, ka shkruar Gashi.

-Advertisement-

Ndryshe, Policia është me ushtrues detyre që nga gushti i vitit të kaluar, pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit. Ushtrues Detyre është Fehmi Hoti, shkruan Express.

Ndërsa në garë për Drejtor të Policisë janë: Sllagjana Stojanoviq, drejtoreshë e administratës në Mitrovicë.

Drejtori i Teknikës Kriminalistike, Bahri Shala.

Drejtori i Departamentit të Operacioneve, Gazmend Hoxha.

Ish-drejtori i Departamentit Kundër Krimit të Organizuar, Fatos Haziri.

Si dhe Granit Fetahu, drejtor për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve.

Kjo pozitë parasheh mandatin prej pesë vitesh me mundësi të vazhdimit pas çdo pesë vjetëve nga autoriteti që e emëron. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera