Lajme

Avokati i Popullit: Sulmi ndaj gazetarit Syla i papranueshëm dhe cënim i lirisë së shprehjes

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 12 Prill 2023

Avokati i Popullit e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla i cili u sulmua nga persona të panjohur pak kohë pas paraqitjes së tij televizive.

Syla është sulmuar të martën në mbrëmje vonë në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Ai ka raportuar se është sulmuar nga tre persona dhe ka pësuar lëndime në kokë dhe ka pranuar tretman mjekësor.

-Advertisement-

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se ky sulm është i papranueshëm dhe cenim i lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave në Kosovë.

“Sulmet verbale a fizike ndaj gazetarëve, kërcënimet përmes rrjeteve sociale a në çfarëdo forme tjetër, cenojnë të drejtat kushtetuese për sigurinë e gazetarëve dhe të medieve”.

Avokati i Popullit tërheq vëmendjen mbi nevojën e mbrojtjes efektive të gazetarëve nga çdo formë e cenimit të sigurisë dhe pengimit të ushtrimit të lirë të profesionit. Qelaj fton organet kompetente që të hetojnë dhe ndriçojnë këtë rast, dhe ti vënë autorët e sulmit para drejtësisë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy