Avokati i Popullit: Kodi Civil të sigurojë të drejtat e barabarta për personat e sekseve të njëjta

Autori: Gazeta inFokus
09:00 | 28 May 2022
Marrëdhëniet familjare të personave me sekse të njëjta duhet të njihen dhe të definohen me Kodin Civil, pa asnjë dallim dhe në të njëjtën mënyrë sikurse personat me sekse të kundërta.
Ky është opinioni i Avokatit të Popullit, i cili është publikuar të premten, më 27 prill, në faqen e internetit të këtij institucioni.
Sipas opinionit të këtij institucioni, këtë e garanton Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për Mbrojtje nga Diskriminimi.
“Avokati i Popullit vlerëson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës duke mos përcaktuar shprehimisht se e drejta e martesës është e drejtë e ‘burrit dhe gruas’, nuk paraqet asnjë pengesë për të konstatuar se privimi i personave me sekse të njëjta nga e drejta e martesës, paraqet shkelje të së drejtës për të mos u diskriminuar në bazë të orientimit seksual”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.
Për më shumë, ai vlerëson se formulimi aktual i Projektkodit Civil për lejimin e bashkësive të regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta, “pa e definuar qartë se çfarë paraqet një bashkësi e regjistruar civile dhe duke përcaktuar se kushtet dhe procedura për njohjen e këtyre bashkësive të rregullohen me ligj të veçantë, nuk paraqet zgjidhje dhe nuk i reflekton të drejtat e garantuara me Kushtetutë”.
Avokati i Popullit ka vlerësuar se Projektkodi Civil, në kuadër të rregullimit të marrëdhënieve familjare, duhet të përcaktojë shprehimisht njohjen e marrëdhënieve të personave me sekse të njëjta.
Opinionin e tij, Avokati i Popullit ia ka dërguar ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti.
Më 16 mars të këtij viti, Projektkodi Civil nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës pasi 29 vota ishin kundër, 28 për dhe katër deputetë kanë abstenuar. Në sallë, në momentin e votimit ishin 77 deputetë nga 120 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.
Mospajtimet e deputetëve ishin pikërisht lidhur me nenin, i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë. Votat kundër ishin për të ndaluar që të mundësohet kjo bashkësi civile.
Më herët edhe krerët e bashkësive fetare në Kosovë kishin kundërshtuar lejimin e “bashkësive civile”, pasi thanë se ripërkufizohet familja dhe martesa.
Më 17 mars, me moton “Homofob, s’e vend në Kuvend”, është mbajtur një protestë para Kuvendit të Kosovës në shenjë pakënaqësie ndaj mosmiratimit të Projektkodit Civil. Protestuesit dënuan gjuhën e përdorur nga disa deputetë gjatë seancës së Kuvendit.
Po të njëjtën ditë, Ministria e Drejtësisë paralajmëroi se do ta ridërgojë Projektkodin Civil në Kuvend, por nuk dha më shumë detaje se a do ta ndryshojë Projketkodin, apo do ta riprocedojë të njëjtin./REL
Të tjera
-
Komunitetet joshumicë takohen me Kurtin, mbështesin Vettingun
Kryeministri Albin Kurti, pas takimeve me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së, ...
-
Osmani: Propozimi i ri francez e njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare në BE
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi të...
-
Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti
Presidentja Vjosa Osmani javën që shkoi ka vizituar shtetin e Tajlandës dhe u...
-
Digjen dy kamiona të shqiptarëve në Çabër të Zubin Potokut
Janë djegur dy kamiona në fshatin shqiptar, Çabër të Zubin Potokut. Lajmin...
-
Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër
Kosova synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër përmes një shte...
-
Në këtë lokacion të Prishtinës do të mbahet Sunny Hill
Në një deklaratë të përbashkët mes Sunny Hill Festival, Komunës së Prishtinës...
-
Zbulohen 8pllaka guri të dinastisë Qing
Tetë pllaka guri që datojnë nga dinastia Qing (1644-1911) janë zbuluar në pro...
-
Rritja e rasteve me COVID-19, IKSHPK ka një thirrje për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me një thirrje për qytetarë...
-
8 DITË DERI NË SHPALLJEN E FITUESIT TË VETURËS SË PARË NGA NIMI TV!
Përzgjedhja e fituesit të parë të veturës Dacia Sandero do të shpallet me 9 k...
-
Rritja e rasteve të reja me COVID-19, nga e hëna rreth 800 të infektuar
Në javën e fundit numri i rasteve të reja me COVID-19 shënoi rritje të madhe,...
-
Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2...
-
Shpërndante drogëra të forta në Tiranë, policia “kap mat” 34-vjeçarin me dozat gati për shitje
Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi shpërndante drogëra të for...