Avokati i familjes Osmani: Dënimi ndaj Krivaqës e përmbush drejtësinë, për Sejdiun do të kërkojmë rikualifikim të veprës
Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 04 August 2023
Avokati i familjes së të ndjerës, Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, e cilëson si të përmbushur drejtësinë pas vendimit të gjykatës, ku Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.
Rexhepi tha se e cilëson si të përmbushur drejtësinë, pasi të dy të akuzuarit kryesorë janë shpallur fajtor, teksa për dënimin prej 15 vjet burgim për Arbër Sejdiun, paralajmëroi se do të kërkojnë rikualifikim të veprës.
“Për të akuzuarin e dytë, kam deklaruar se rikualifikimi i veprës penale, nuk jemi të kënaqur për shkak se nga “bashkëkryerja” e kanë kthyer në “ndihmë”, dhe sanksioni penal duhet të ndryshojë posa ta marrim vendimin dhe do ta ankimojmë aktgjykimin dhe do të kërkojmë që të bëhet rikualifikimi në Gjykatën e Apelit për të akuzuarin e dytë dhe të rikthehet se i akuzuari i dytë duhet të jetë bashkëpjesëmarrës në vrasjen mizore të Marigonës”, tha Rexhepi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se provat kanë qenë të dukshme, ku ka pasur dëshmitarë që janë dëgjuar por edhe raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, e ka konstatuar se vrasja e Marigona Osmanit u bë në mënyrën më mizore të mundshme.
“Po ashtu, provat kryesore janë video-xhirimet që janë marrë në banesën e të akuzuarit të parë, Dardan Krivaqës, dhe ato xhirime janë marrë për 72 orë dhe ato janë provat që i inkriminojnë të dy tashmë të dënuarit”, tha ai.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...