Avokati i Azem Sylës: EULEX-i kërkon zgjatjen e misionit në emër të rastit “Toka”
Autori: Gazeta inFokus
13:48 | 09 January 2018
Në gjykimin e Azem Sylës dhe të tjerëve mungoi gjyqtarja Nora Bllaca që ishte pjesë e trupit gjykues në 30 seancat e mundësisë së veçantë hetuese.
E kjo gjë, sipas avokatit të Sylës, Besnik Berisha, po del të jetë vetëm një pretekst që misioni i EULEX-it të vazhdojë misionin e saj në emër të këtij rasti, shkruan Gazeta Intro.
“Realisht në këtë proces po ndodh një padrejtësi e madhe po zvarritet mbi 13 muaj fillimi i shërbimit gjyqësor përderisa ai po mbahet në paraburgim dhe siç duket EULEX-i ka ka synim me mbajt këtë rast deri në fund dhe pse jo me kërkuar zgjatjen e mandatit të saj në emër të këtij rasti dhe jo diçka tjetër dhe besoj se nuk do të ketë kushte të vazhdojë as javën që vjen edhe Gjykata duhet të vendosë lidhur me vazhdimin e masës së paraburgimit të rregull”, ka thënë Berisha për Gazeta Intro.
Tutje, Berisha ka thënë se do të masat e palës mbrojtëse do të merren duke u bazuar në ligj.
Prokuroria Speciale më 25 tetor ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.
Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.
Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

T� tjera
-
Arrestohet shtetasi i Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për falsifikim të dokumentit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Turqisë, i ...
-
Endriti publikon fotografinë e Jakup Krasniqit: “Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot”
Vizita katërditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në...
-
Lansohet kampanja “Dhuro Made in Kosova”, synohet promovimi i produkteve vendore
Të gjitha bizneset vendore, prodhuesit dhe ndërmarrësit në Kosovë kanë mundës...
-
Nga Göteborg në Prishtinë, rezervoni udhëtimin me PrishtinaTickets
Për udhëtarët që jetojnë në Göteborg dhe rrethinë, PrishtinaTickets mundëson ...
-
Shqipëria përparon drejt BE-së. Çfarë presin qytetarët nga ky përparim?
Klodiana Shala del nga Shqipëria të paktën një herë në muaj për të blerë ushq...
-
Policia e Kosovës rrit gatishmërinë për përballimin e turmave
Gjithsej 175 pjesëtarë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH) të Policisë s...
-
Ganimete Musliu: Haga ka kaluar kufijtë e drejtësisë dhe të njerëzores
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...
-
“Nuk mujta me pa”, flet Dauti, vëllai i Jakup Krasniqit, pas largimit të tij drejt Hagës
Daut Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi,...
-
Pamje prekëse: Momenti kur Jakup Krasniqi përshëndetet me fëmijët e tij dhe rikthehet në Hagë
Ka përfunduar vizita katër-ditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jak...
-
Jakup Krasniqi përfundon vizitën katërditore me familjen në Kosovë
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të...
-
HULUMTIM PËR VDEKJET E PUNËTORËVE NË KEK: Si i neglizhoi vazhdimisht menaxhmenti paralajmërimet për rrezikimin e jetës së tyre (DOKUMENTE)
Për më shumë se dy vjet, në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ishin ngr...
-
Vizita e Krasniqit, Gucati: Ky kolos i kombit që dha gjithçka për Kosovën, sot mbahet larg më të dashurve të tij
Kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar me një mesazh emocionues lidhur me...





























