Lajme

Avokatët e Thaçit e Veselit një zëri insistojnë në kërkesat e tyre: Na duhet kohë që të fillojmë hetimin

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 18 November 2020

Mbrojta e Ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish kreut të PDK-së, Kadri Veseli një zëri kanë kërkuar kohë më shumë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale që të analizojnë dokumentacionin për të filluar hetimet.

Avoakti i Thaçit, David Hooper ka thënë se kanë nevojë për më shumë kohë.

“Nuk kam shumë përgjigje për çështjet e ditës së stome po ajo që do të them është kjo.

-Advertisement-

Ne kemi nevojë për kohë që të trajtojmë materialin që kemi në mënyrë që të vazhdojmë me hetimet. Në momentin kur nxirret informacioni atëherë duhet të fillosh menjëherë që të merresh me hetimet”, ka thënë ai.

Ndërsa avokati  Veselit, Ben Emerson  ka deklaruar po ashtu se duhet se afati kohor është absurd.

Ne e kuptojmë që prokuroria ka një bagazh të së kaluarës që ka punuar dhe i kuptojmë edhe proceset e përkthimit e të redaktimit të cilat duhet të kenë kohën e tyre por sa i përket afatit kohor prej 30 ditësh, çështja është se në momentin kur dokumentacioni do të nxirret ai lihet në një format kur duhet të fillojmë me punën.

Ne duhet të kemi dokumentacioni që të vazhdojmë me hetimet, ne nuk duhet të vihemi në vështirësi nëse nuk marrim dokumentacionin në mënyrë të rregullt. Prokuroria duhet të bëjë një lloj udhërrëfyesi për pjesën që duhet të ndiqet më pas.

Realitetet nuk përshkojnë më pritshëm ritë e procedurave gjyqësore. Mund të ketë mangësi”, ka thënë avokati i Veselit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera