Avioni ngatërrohet dhe ngec në shtyllat e energjisë elektrike/ Mijëra banorë pa energji në SHBA (foto)

Autori: Gazeta inFokus
13:30 | 28 November 2022
Një aeroplan i vogël me dy persona në bord u përplas me një kullë të transmetimit të energjisë në Montgomery County, Maryland, të dielën në mbrëmje, thanë autoritetet.
Piloti dhe pasagjeri të cilët mbetën të bllokuar për shtatë orë në avion, 100 metra nga toka, janë shpëtuar por kanë lëndime të rënda nga përplasja ndërsa hipotermia ishte gjithashtu një problem, tha shefi i zjarrfikësve të kontesë Montgomery, Scott Goldstein.
Incidenti ndodhi rreth orës 17:40 të së dielës duke lënë rreth 120,000 banorë pa energji.
Ekipet e shpëtimit arritën të ‘tokëzojnë elektrikisht’ avionin rreth orës 23:30, tha shefi i zjarrfikësve. Ata më pas siguruan avionin në shtylla përpara se të dy burrat të dilnin në mënyrë të sigurt deri në orën 12:36 të së hënës.
Policia e Shtetit të Maryland bën të ditur emrat që janë piloti Patrick Merkle, 65 vjeç, nga Washington DC dhe pasagjeri Jan Williams, 66 vjeç, nga Luiziana.
Administrata Federale e Aviacionit tha se shkaku i rrëzimit nuk ishte menjëherë i qartë dhe një hetim i përbashkët me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit është duke u zhvilluar.

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...