Lajme

Avioni i “ditës së kiametit” shfaqet përreth Moskës, zyrtarët rusë japin një shpjegim

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 03 May 2022

Avioni “i ditës së kiametit” i presidentit rus, Vladimir Putin, që i mundëson mbrojtje dhe siguri për ta vazhduar qeverisjen e Rusisë në rast të një luftë bërthamore, është parë duke fluturuar rreth Moskës ditëve të fundit, ka raportuarDaily Mail.

Një video e publikuar dëshmon se avioni “Ilyshin Il-80” ka bërë një parakalim të ulët në skajet e qytetit, mes tensioneve dhe frikës se ai do ta përshkallëzojë luftën në Ukrainë në një përballje atomike botërore

Por zyrtarët rusë kanë këmbëngulur se avioni do të shfaqet me një kalim të ulët në paradën vjetore të Ditës së Fitores të së hënës (9 maj) në Sheshin e Kuq, dhe se është i përfshirë vetëm në ‘prova’ për shfaqje.

-Advertisement-

Gjiganti pa dritare i kohës sovjetike, përveç kabinës së pilotit, që është i njohur edhe si “Kremlini Flturues”, nuk është parë në kremtimet për Ditën e Fitores që nga viti 2010.

Për ta shprehur gatishmërinë bërthamore të Rusisë, në këtë ditë do të shfaqen po ashtu edhe bartësit strategjikë të raketave “Tu-95MS” dhe “TU-160”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se tetë avionë “MiG-29SMT” do të fluturojnë në formën e shkronjës “Z”, për të mbështetur pjesëmarrjen e ushtarëve rusë në operacionin special në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera