Lajme

“Aventura e rrezikshme” për ta zhbërë Specialen

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 13 January 2018

Nisma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale, po synohet që të çohet deri në fund.

Iniciativa e 22 dhjetorit të 2017-ës po përsëritet, pasi si pikë shqyrtimi në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që do të mbahet të mërkurën, është edhe kërkesa për Procedimin e Projektligjit për Shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Special, shkruan AktivPress.

-Advertisement-

Përkundër reagimeve të ashpëra të zyrtarëve ndërkombëtarë dhe atyre vendor, këmbëngulja e zyrtarëve kosovarë për zhbërjen e Speciales po mbetet kërcënimi kryesor për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka deklaruar për AktivPress se ata që po tentojnë ta përmbushin kërkesën e tyre janë njerëz janë ‘të papërgjegjshëm’.

Sipas tij, kjo përpjekje tregon se ata nuk shqetësohen për qytetarët e Kosovës.

“Këta njerëz janë aq të papërgjegjshëm sa që bëjnë çmos që interesin e tyre personal ta vënë mbi gjithçka tjetër. Përpjekja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale tregon se ata nuk e kanë dertin e të ardhmes së shtetit dhe qytetarëve”, theksoi Mushkolaj.

Në anën tjetër, përsëritjen e mundshme të natës së 22 tetorit e kanë komentuar edhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Besa Luzha ka deklaruar se iniciativa nga ana e Kuvendit për ta shfuqizuar Specialen është thikë pas shpine ndaj miqve të Kosovës.

“Përsëritja e kësaj iniciative nga ana e Kuvendit, përkundër argumenteve e reagimit nga shoq.civile, diplomacisë ndërkombëtare dhe kërcënimeve për izolim dhe përkundër letrës “penduese” të Veselit është vërtetë thikë pas shpine atyre që vazhdimisht iu janë referuar si “miqtë ndërkombëtarë”. Ndoshta tash e kanë të qartë miqtë se kush është faktor stabilizimi e kush faktor destabilizimi”, ka shkruar ndër të tjeraash Luzha në rrjetin social Facebook, përcjellë AktivPress.

Këmbëngulja e deputetëve dhe zyrtarëve kosovarë për të mos u krijuar Dhomat e Specializuara, sipas Mushkolajt do të ketë reagime të ashpëra.

“Këmbëngulja e tyre për shkatërrimin e shtetit do të përcillet me reagime të ashpra, nga brenda e jashtë. Qytetarët duhet organizuar për t’ua pamundësuar atyre realizimin e aventurës së rrezikshme”, thekson njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një teksti autorial, kishte theksuar se formimi i Gjykatës Speciale është i pashmangshëm edhe pse kësaj të fundit i është drejtuar si “Padrejtësi në emër të drejtësisë”.

Në anën tjetër, moskokçarës për pasojat e kësaj iniciative po shfaqet, kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai ka theksuar se është fuqishëm kundër Speciales.

Ndërkohë, ky i fundit nuk po mundet që asesi të sigurojë vizë amerikane, por ditën e djeshme ai i ka njoftuar qytetarët ‘e izoluar’ të Kosovës se është është pajisur me pasaportë të Republikës së Shqipërisë, e cila i mundëson atij të udhëtojë në venden Shëngen pa asnjë telash.

Tendenca e deputetëve për ta bërë të plotfuqishme kërkesën e organizatave të luftës së UÇK-së për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale megjithatë janë të kota.

Funksionalizimi i kësaj gjykate nuk ndalet me shfuqizimin e ligjit në fjalë, për sa kohë që mbi të ekzistojnë tri akte ndërkombëtare: një i lidhur drejtpërdrejtë me BE-në, ndërsa dy akte të tjera të lidhura me Holandën./AktivPress/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera