Lajme

Avdullah Hoti tregon a do të bënte LDK një koalicion me PDK-në

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 26 March 2020

Ish zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së duke komentuar se cfarë do të bëhet pas rrëzimit të qeverisë Kurti, tregoi se me kë do të bënte koalicion LDK-ja.

Hoti ka thënë se me PDK-në nuk është i mundshëm ndonjë koalicion për shkak të së kaluares jo shumë të mire.

“Për shkak të një të kaluare jot ë mirë do të jëtë e pamundur të bëjmë koalicion me PDK-në. Mendoj që me shumicën tjetër do të mund të bëjmë dicka të ndërtojmë një koalicion të mirë me shoqërinë “, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

Sipas tij është e nevojshme të krijohet një shumicë paralamentare nga LDK-ja, shkruan gazeta inFokus.

“Kemi shku në ekstreme të diskursit publik kjo është e papranueshme për mua si qytetar dhe politikan. Është e nevojshme që të formohet një shumicë qeverisëse në Kosovë, nëse LDK i jepet mundësia do ta bëjë këtë, sepse ne i kemi bindur ndërkombëtarët se mund të dërgojmë përpara të gjitha proceset”, ka thënë Hoti në T7./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera