Lajme

Avdullah Hoti nuk respekton vendimet e veta, jep imazh të keq të qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 18 October 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, derisa kërkon nga qytetarët që të respektohen masat dhe të ketë kujdes ndaj koronavirusit, vetë është treguar i pa përgjegjshëm ndaj kërkesave dhe vendimeve te tij, shkruan Gazeta inFokus

Hoti gjatë ditës është parë në parkun e Gërmisë pa maskë, duke dhënë një mesazh të keq të qytetarët.

Në adresë të Gazetës inFokus ka ardhur kjo fotografi nga një qytetar, i cili thotë se kjo është pasqyra e keqe e një kryeministri.

-Advertisement-

“Derisa nuk i respekton vendimet e veta dhe paraqitet në publik pa maskë kjo tregon çfarë niveli të përgjegjësisë ka. Kjo jep mesazh të keq të qytetarët, sepse derisa shohin një kryeministër që nuk respekton masat pse duhet t’i respektojnë qytetarët”, ka thënë ky qytetar që ka dërguar fotografit në adresë të redaksisë se Gazetës inFokus.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, çdo qytetarë që del pa maskë në rrugë dënohet me 35 euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera