Lajme

Avdullah Hoti mbron Izraelin duke e cituar kancelaren Merkel

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 16 May 2021

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas qëndrimit zyrtar të shprehur nga Kosova karshi zhvillimeve në Lindje me në krye konfliktin e dhunshëm ndërmjet Izraelit dhe organizatës palestineze të shpallur terroriste, Hamas.

Hoti ka cituar një biograf të kancelares gjermane Angela Merkel, i cili thotë se për të paren e Gjermanisë, SHBA-ja, BE-ja dhe Izraeli janë themeli i politikës së jashtme gjermane.

“Biografi i Kancelares Merkel, Stefan Korneliues, thotë: “Për Merkelin, SHBA-ja, BE-ja dhe Izraeli i përkasin themelit të politikës së jashtme gjermane. Nganjëherë Merkel flet për rezon shtetëror, para se gjithash kur bëhet fjalë për Izraelin. Por, ajo përherë e mendon të njëjtën gjë: Gjermania kurrë nuk guxon të bëjë politikë kundër Bashkimit Evropian, kundër Izraelit dhe kundër ShBA-së”, ka shkruar Hoti.

Të tjera