Fokus

Avdullah Hoti e përfshinë edhe Albin Kurtin në përgjimet Mimoza Kusari Lila – Milan Radojiçiq

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 11 October 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, ka qenë i involvuar në bisedën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, me Milan Radojiçiq.

Hoti në një intervistë për emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus, ka thënë se përfshirja e Kurtit është e qartë.

“”Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka bisedu vetëm si qytetare e vendit, nuk ka bisedu as në emër të vet personal, ka bisedu në emër të kryetarit të subjektit politik, grupit parlamentar të cilin ajo e udhëheqë. Në këtë mes duhet të kuptohet qartë se nuk ka bisedu zonja Kusari me atë personin, por ka biseduar kryeministri i vendit dhe rrjedhimisht me shefin e atij personi në Beograd. Kështu besoj duhet me u pa kjo punë”, ka theksuar Hoti.

-Advertisement-

 

 

Ai ka shtuar se po të publikoheshin biseda të tilla ku i përfshirë do të ishte ndonjë deputet opozitar, reagimi i Vetëvendosjes do të ishte i ashpër.

“Unë jam i bindur që reagimi i tyre do të ishte shumë më ekstrem sesa reagimi i opozitës së sotme dhe këtë e kanë provuar në këtë kaluarën, mjetet që këta i kanë përdorur për të shprehur pakënaqësitë e tyre për të bërë opozitën e tyre, kanë qenë në shumë raste jokushtetuese dhe jodemokratike”, ka theksuar ai. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera