Ava Max ndër këngët më të mira për vitin 2019
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 12 December 2019
Prestigjiozja amerikane “New York Times” në një artikull të sajin ka zgjedhur 54 këngët më të mira të vitit 2019.
Në mesin e tyre është edhe “Sweet But Psycho” – kënga e artistes me prejardhje shqiptare e cila jeton dhe vepron në Amerikë, Ava Max.
Kjo e fundit ka bërë të ditur se hiti i saj është radhitur në mesin e këngëve më të mira për këtë vit, rezultate këto mjaft të shkëlqyera për artisten.
Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, Ava Max ka falënderuar gazetën “New York Times” për vlerësimin.
“Faleminderit New York Times. Duket joreale të jem në të njëjtën faqe me dy prej artistëve të mi të preferuar tani që po ‘godasin’ dhe unë i admiroj ata.
Unë e fillova dhe i përkushtova zanatit tim 15 vjet më parë, dhe kurrë nuk e lëshova. Rruga ishte e vështirë dhe akoma është. Edhe pse, unë jam duke filluar. (ki mendjen te albumi im debutues.
Dhe popi po kthehet më i madh se kurrë”, ka shkruar ndër të tjerash 25-vjeçarja.
Ava po ashtu është renditur e 10-ta në listën e “Apple Music” për “Këngët më të dëgjuara të vitit”, falë këngës së saj të suksesshme “Sweet but Psycho”.
Me po të njëjtën këngë, Ava Max është renditur e nënta në listën e nxjerrë nga Shazam për këngët më të kërkuara gjatë vitit në këtë aplikacion.
Dhe në bazë të këtyre publikimeve, rezulton të jetë një vit shumë i suksesshëm për yllin shqiptar.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...