Australia refuzon strehimin e refugjatëve në qëndrat offshore
Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 24 July 2017
Australia ka njoftuar Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) se nuk do lejojë strehimin e azilkërkuesve të qëndrave offshore në Naurua dhe Papua Guinea e Re, në kundërshtim me një marrëveshje të mëparshme, njoftoi sot shefi i refugjatëve të OKB-së, Filippo Grandi.
Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të zhvendosin deri në 1 250 refugjatë që kanë vuajtur për një kohë të gjatë në dy qendrat offshore dhe Australia i ka premtuar UNHCR-së se do të strehojë vetëm refugjatët e sëmurë dhe të traumatizuar të cilët tashmë kanë të afërm në vend.
Azilkërkuesit, kryesisht nga Irani, Afganistani dhe Sri Lanka, kanë qenë në kampet e drejtuara nga Australia për rreth katër vjet.
“Kohët e fundit, UNHCR-ja është njoftuar se Australia refuzon të vazhdojë strehimin e këtyre refugjatëve,” tha sot komisioneri i lartë, Grandi gjatë një deklarate.
“Vendimi i qeverisë australiane për t’i mohuar mundësinë e strehimit refugjatëve është në kundërshtim me parimet themelore të unitetit të familjes dhe mbrojtjes së refugjatëve, si dhe për mirësjelljen e përbashkët”, shtoi ai.
Kombet e Bashkuara, grupet e të drejtave dhe një hetim parlamentar australian kanë dënuar ashpër kushtet e jetesës në kampe .
“Jeta në qendrat e strehimit offshore ka ndikuar negativisht në shëndetin mendor të emigrantëve”, sipas UNHCR-së.
Aktualisht, rreth 2 000 persona janë strehuar në Naurua dhe Papua Guinenë e Re.
SHBA-ja nuk ka zhvendosur ende asnjë prej tyre.
Zhvendosja është vonuar për shkak se presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kufizuar pranimet e refugjatëve deri në 50 000 për këtë vit fiskal.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...