Auditori Gjeneral: Ndotje alarmante e ajrit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 16 May 2018
Gjatë viteve 2016 dhe 2017, parametrat e rrezikshëm për shëndetin e njeriut siç janë grimcat e pluhurit PM10 dhe PM2.5, në Kosovë nuk janë raportuar për muaj të tërë, e sidomos gjatë muajve të dimrit kur këta parametra arrijnë vlera maksimale. Pavarësisht monitorimit dhe raportimit të mangët, në ato raste kur është raportuar, janë regjistruar tejkalime alarmante të parametrit PM10 që kanë arritur deri në 400% tejkalim. Kështu ka konstatuar Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës në një auditim që ka bërë për “Mekanizmat Institucionalë për rregullimin ligjor, monitorimin dhe raportimin e cilësisë së ajrit”.
Auditori Gjeneral konsideron që, grimcat e pluhurit janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut pasi që janë grimca me diametër shumë të vogël dhe si të tilla mund të udhëtojnë më thellë në mushkëritë e njeriut dhe të shkaktojnë efekte të dëmshme për shëndet. Efektet e mundshme që mund të shkaktohen janë rritja e numrit të të sëmurëve me astmë bronkiale, bronkitet kronike, sëmundjet kronike të mushkërive tek moshat e shtyra, rritja e numrit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe respiratore, kanceri, shkurtimi i jetës si dhe rritja e shkallës së mortalitetit.
Raporti i auditimit të performancës, “Mekanizmat institucional për rregullimin ligjor, monitorimin dhe raportimin e cilësisë së ajrit” i bërë nga Auditori, ka gjetur se sistemi i tillë i monitorimit dhe raportimit, që menaxhohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe mekanizmat e saj, nuk u ofron qytetarëve të Kosovës një pasqyrë reale të gjendjes së cilësisë së ajrit, e sidomos jo në kohë reale.
“Ky sistem i monitorimit dhe raportimit përbën rrezikun që të jetë jo funksional e pa të dhëna sidomos në ato raste kur ndotja e ajrit në vend është shumë e rëndë dhe qytetarët të mos jenë në dijeni në kohën e duhur për të marrë masat e nevojshme për të evituar ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit”, konsideron Auditori, raporton Lajmi.net.
Sipas Auditorit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po ashtu nuk ka kompletuar gjithë infrastrukturën e nevojshme ligjore dhe fizike për menaxhimin e gjendjes së cilësisë së ajrit si dhe nuk e ka azhurnuar gjithë infrastrukturën ekzistuese ligjore sipas gjendjes aktuale të cilësisë së ajrit.
Besnik Osmani, Auditori i Përgjithshëm, lidhur me këtë raport është shprehur se “Ndotja e ajrit në Kosovë është shqetësuese për shëndetin e qytetarëve, e akoma më shqetësues është fakti se qytetarët nuk janë të informuar me kohë dhe si duhet për këtë problematikë”.
Auditori konsideron që, procesin e monitorimit dhe raportimit të të dhënave e ka vështirësuar akoma më shumë gjendja jo funksionale, zhvendosja e shpeshtë, siguria dhe dëmtimi i stacioneve që bëjnë monitorimin dhe raportimin e të dhënave për cilësi të ajrit.
“Ngecje janë evidentuar edhe në nivel lokal që kanë të bëjnë me mos miratimin e planeve lokale për mjedis, mos raportimin e implementimit të këtyre planeve si dhe mos përtëritjen e planeve në momentin kur ato nuk janë të vlefshme”.
Zyra Kombëtare e Auditimit, ka dhënë rekomandimet e veta, të cilat kanë për qëllim të sigurojnë se autoritetet përgjegjëse, respektivisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencioni për mbrojtjen e mjedisit, Instituti Hidrometeorologjik si dhe Komunat, të intensifikojnë përpjekjet e tyre për krijimin e një kornize të plotë ligjore dhe fizike si dhe mekanizmave të qëndrueshëm e efikas të monitorimit dhe raportimit. Përmirësimi i ngecjeve të identifikuara, do të ndihmoj në identifikimin e masave konkrete për tu ndërmarrë për të përmirësuar gjendjen e cilësisë së ajrit.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...