Auto&Tech

Audi RS4 me dy modele të reja

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 27 September 2017

Audi ka lansuar dy versione të edicionit karbon, RS4 Avant dhe RS 5 Coupe të cilët çmimin fillestar e kanë, njëri 80 mijë euro e tjetri 85 mijë euro.

Që të dy do të kenë eksterierin me detaje të bëra nga karboni, dritat RS matrix LED, sistemin e shkarkimit të gazrave RS sport, ndërsa ai RS 5 me tavan nga karboni.

Që të dy do të kenë motorin 2.9 litërsh V6 i cili prodhon 447 kuaj fuqi duke bërë që RS 5 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9 sekonda ndërsa ai RS 4 për 4.1 sekonda, para se ta arrijnë shpejtësinë maksimale që të dy prej 280 kilometra në orë.

-Advertisement-

Nga brenda të dy veturat do të kenë lëkur nappa dhe ulëset super sport RS e logon Quattro nga titani.

Veturat e edicionit karbon janë shumë më të lehtë, RS 4 ka 60 kilogram më pak se versioni standard ndërsa ai RS 5 80 kilogram.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy