Auto&Tech

Audi R8 LMS GT4 për gara, me çmim prej 198.000 euro – (Euro)

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 04 October 2017

Audi Sport qysh në muajin prill ka prezantuar modelin për gara Audi R8 LMS GT4, ndërsa reparti i kësaj kompanie për motor-sport, vetëm tani ka filluar t’i pranoj ofertat, transmeton Zeri.info.

Image

Në gjermani kjo veturë kushton 198 mijë euro pa tatim. Është bazuar në modelin e rrugës R8 V10. nga kompania gjermane thonë se bëhet fjalë për veturë ideale për amatorë të garave, ndërsa e lëviz motori atmosferik 5,2 litërsh V10.

Image

Varësisht nga tipi i garës, motori mund të rregullohet që të arrij deri në 495 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 550 Nm.

-Advertisement-

Image

Ky model e ka sistemin e tërheqjes me rrota të pasme, ndërsa forca e motorit bartet përmes marshit me shtatë shpejtësi me pedale të dyfishtë. Përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për më pak se 4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 250 km/h.

Image

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy