Sport

Atletico, ndeshje bamirësie për t’i dhënë lamtumirën “Vicente Calderon”-it

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 29 May 2017

Atletico Madrid i jep lamtumirën zyrtare stadiumit “Vicente Calderon” me anë të një ndeshjeje bamirësie. Në impiantin, që deri tani cilësohej si “shtëpia” e “Los Colchoneros”, u zhvillua ndeshja mes legjendave të Atleticos dhe skuadrës së yjeve të botës.

Në skuadrën e legjendave të Atleticos ishte i pranishëm Diego Forlan, si dhe lojtarët që aktualisht janë pjesë e tij, Fernando Torres, Gabi dhe Koke, ndërkohë që në fushë ishin edhe emra të tillë si Higuita, Caniggia, apo edhe Ronaldinho.

Edhe pse ishte një miqësore për bamirësi, sfida mes legjendave të Atleticos dhe yjeve të botës kishte një shikueshmëri më të lartë sesa finalja e Kupës së Mbretit, që u luajt po në këtë stadium. Si përfundim, kjo ndeshje u fitua nga yjet e botës me rezultatin 5-4.

-Advertisement-

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Atletico Madrid do t’i luajë ndeshjet e tij në stadiumin e ri “Wanda Metropolitano”, që ka një kapacitet prej 68 mijë vendesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera