Sport

Atletico interesohet për Thorgan Hazard

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 29 November 2018

Shtohen klubet e interesuara për futbollistin belg.

Atletico Madrid pritet të ketë sërish ndryshime në sulm në afatin kalimtar të verës por ndoshta edhe në janar.

Francezi Lemar nuk ka dhënë atë që pritej nga një lojtar që i kushtoi 65 milionë euro klubit madrieln dhe Diego Simeone mund ta zëvendësojë me Thorgan Hazard, i cili po shkëlqen me Borussia Monchengladbach.

-Advertisement-

Plani i Los Colchoneros për belgun është për verën e ardhshme por nëse në janar do të vinte oferta e duhur për Lemar atëherë edhe blerja e Hazard për afro 30 milionë euro nga Borussia do të parapritej pikërisht në afatin kalimtar të dimrit.

Hazard ka realizuar tetë gola në këtë stinor në Bundesligë me skuadrën e Gladbach.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera