Auto&Tech

Atletet e Apple në ankand

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 11 June 2017

Apple është mbretëresha e ankandeve dhe jo vetëm për kompjuterët e parë të prodhuar nga Steve Wozniak dhe Steve Jobs në një garazh të Silicon Valley.

Ofertat më të mira në fakt priten për një produkt që del nga kategoria e mallrave të kompanisë hi-tech: një palë atlete.

Çmimi fillestar i ankandit është 15 mijë dollarë. Atletet sportive janë prodhuar nga Apple në fillim të viteve ’90 për punonjësit e saj. Me lëkurë të bardhë, dhe logon e Apple bashkë me emrin e firmës. Masa 43 është shitur nga Heritage Auctions, shtëpia e ankandeve vitin e kaluar, duke mundur një palë sandale dhe sende të tjera që i përkisnin Steve Jobs.

-Advertisement-

Shifra, sigurisht që është mjaft e ulët krahasuar me të tjerat të shitura vitet e kaluara, si kompjuterët e parë të krijuar nga Apple, të vlerësuar për qindra mijëra dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera