Lajme

ATK rrit të hyrat për 30 milion euro për vetëm dy muaj

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 04 March 2022

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në dy muajt e parë të vitit 2022 ka arritur që të mbledhë 124.0 milion euro tatime, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate është njoftuar se ky trend i performancës së të hyrave ka tejkaluar objektivat e planifikuara për këtë periudhë, duke arritur që të mblidhen 11.8 milion euro apo 10.4% më shumë.

“Në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021 është arritur të rriten të hyrat për 30 milion euro apo 31.6 %”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Ndërkaq, është njoftuar se të gjitha aktivitetet ATK i ka të koordinuara sipas Planit Strategjik për vitin 2022-2026.

Objektivat e këtij plani janë forcimi i mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor – maksimizimi i të hyrave të mbledhura dhe të pagueshme, sipas ligjeve tatimore të Kosovës; modernizimi i Administratës Tatimore – zbatimi i një sistemi të ri të administrimit të teknologjisë së informacionit, modernizimi i strukturave tona organizative, si dhe ngritja e kapaciteteve të stafit dhe kapaciteteve institucionale për t’iu përgjigjur mjedisit tonë të ri.

“Për të implementuar Planin Strategjik, ATK do të avancoj një sërë nismash reformuese për të ndërtuar një administratë tatimore moderne dhe efektive. Këto nisma do ta udhëzojnë hartimin e strategjive dhe veprimeve specifike në planet tona vjetore operative dhe strategjike”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera