Lajme

ATK merr masa ndaj tatimpaguesve borxhlinj

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 24 March 2022

Administratës Tatimore të Kosovës ka ndërmarrë aksion tek 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milionë euro, ku përmes proceduarave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820,101 euro.

Pjesa tjetër e borxhit parashihet të paguhet përmes kësteve.

Ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha procedurave paraprake për mbledhjen e borxhit  dhe thirrjes së vazhdueshme të këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore.

-Advertisement-

ATK bën thirrje se aksione të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim tek tatimpaguesit që nuk i kryejnë obligimet tatimore.

“ATK, ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë dhe saktë obligimet tatimore në mënyrë që të mos bëhen objekt i aksioneve të tilla. Synimi kryesor i ATK-së është përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore nga tatimpaguesit” thuhet në njoftimin e ATK-së

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera