Ekonomi

ATK-ja tejkalon projeksionet e të hyrave për këtë muaj për disa milionë euro më shumë

Autori: Islam Morina 20:49 | 28 January 2022

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ende pa u përmbyllur muaji janar ka tejkaluar projeksionet e të hyrave për këtë muaj, duke realizuar të hyra për 4.3 milionë euro më shumë, shkruan Gazeta Infokus.

Krejt këtë arritje ATK9ja ia ka atribuuar reformave, kualitetit në punë, rritjes së llogaridhënies e inkasimit të borxheve.

Gjatë muajit janar ky institucion ka inkasuar 77.3 milionë euro apo 4.3 milionë euro më shumë se sa parashikimi i të hyrave.

-Advertisement-

Ata kanë thënë se kësaj arritje i ka kontribuuar edhe përformanca e jashtëzakonshme e vitit që e lam pas, ku janë inkasuar 41.07 milionë euro më shumë se projeksionet për vitin 2021.

“Ende pa përfunduar muaji, tejkalohet projeksioni i të hyrave janar/2022 për 4.3 milion euro

Reformat, kualiteti në punë, rritja e llogaridhënies, efektiviteti në inkasimin e borxheve, janë disa nga indikatorë kyç, të cilët edhe për muajin e parë të këtij viti kanë siguruar inkasim të të hyrave në nivel më të lartë se targeti i përcaktuar, kështu duke inkasuar 77.3 milion euro apo 4.3 milion euro më shumë se plani i paraparë për këtë muaj. Ndërsa, në krahasim me muajin janar 2021 janë mbledhur 13.3 milion euro më shumë.

Sigurisht, për një fillimvit të mbarë fiskal ka dhënë rezultat edhe përformanca e jashtëzakonshëm e të hyrave në vitin 2021, ku ishin mbledhur 41.07 milion euro më shumë se projeksioni për këtë vit, përderisa totali i të hyrave ishte 597.07 milion euro.

Administrata Tatimore e Kosovës konsideron se një trend i tillë i të hyrave, por edhe objektivave të tjera, do ta përcjellin vitin 2022. Andaj, lusim gjithë tatimpaguesit që të vazhdojnë të jenë motor i zhvillimeve në vendin e tyre, për të mirën e përbashkët!”, thuhet në njoftimin e ATK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera