Sport

Athletico Madridi marshon drejtë titullit – Reali e ndjekë pas, kurse Barcelona ‘mbytë’ shpresën e vogël që e kishte

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 16 May 2021

Athletico Madridi ka marshuar drejtë titullit kampion në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Gazeta inFokus.

Të drejtuarit e Diego Sieones kanë triumfuar më përmbysje rezultati nga 1-0 në 1-2 ndaj Osasunas dhe janë dy pikë larg shpalljes kampion në La Liga, ku kanë mbetur vetëm edhe një xhiro deri në përfundim të kampionatit.

Athleticon e ndjekë pas Real Madridi që ka fituar në udhëtim te Athletico Bilbao me shifrat 0-1 dhe mbetet dy pikë larg, kurse Barcelona ka humbur gjasat që të shpallet kampione, pasi ka humbur në shtëpi nga Celta Vigo me rezultat 1-2.

-Advertisement-

Katalunasit mbeten në pozitën e tretë me 76 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera