Lajme

Athinë, goditet rrjeti i trafikut të drogës, 23 shqiptarë në pranga

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 07 June 2017

Nga një operacion i policisë greke, e cila ka goditur një rrjet të trafikimit të drogës, janë vendosur në pranga 44 persona.

Mësohet se nga personat e arrestuar, 23 janë shtetas shqiptarë, 20 grek dhe 1 shtetas pakistanez.

Ndërkohë, 7 drejtuesit e këtij rrjeti trafiku janë arrestuar në kryeqytetin helen.

-Advertisement-

Gjatë operacionit janë kontrolluar edhe 44 banesat e personave të arrestuar.

Sipas raportimeve droga trafikohen nga Shqipëria dhe magazinohen në Athinë, ku gjatë kohës së funksionimit të këtij rrjeti janë trafikuar mbi 200 kilogramë marijuanë dhe 5 kilogramë kokainë.

Mediat greke raportojnë se në krye të organizatës së trafikut qëndronte një shtetas shqiptar, ndërkohë identiteti i të arrestuarve nuk është bërë publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera