Athina reagon ndaj zv/ministrit gjerman: Mos jep leksione historie!
Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 11 July 2017
Athina zyrtare ka reaguar ndaj një deklarate të zëvendësministrit të Jashtëm gjerman, Michael Roth, mbi çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë.
Ministria e jashtme greke, ka kërkuar që zëvendësministri Roth, “të jetë më i kujdesshëm kur viziton vendet e Ballkanit”.
Roth, ka qenë të martën për vizitë në Shkup, ku pas takimit me ministrin e Jashtëm vendas, Nikola Dimitrov, ka deklaruar se kundërshtimi i Greqisë për emrin kushtetues të Maqedonisë, “është komplet absurd”.
“Askush jashtë Maqedonisë dhe Greqisë nuk e kupton kontestin, që është komplet absurd. Nëse shtrihet dora për dialog, unë pres nga pala tjetër (Greqia) që ta pranojë dorën e shtrirë”, ka deklaruar zëvendësministri i jashtëm gjerman dhe ka shtuar: “Mendoj që duhet të lemë që historia të mbetet histori dhe të dy vendet të shkojnë ndaj një të ardhmeje të përbashkët”.
Në një deklaratë të publikuar mbrëmjen e të martës, ministria e jashtme greke, e fton qeveritarin gjerman që “t’i shmanget përpjekjes për të dhënë leksione historie, si dhe të tregojë respektin e nevojshëm ndaj çështjeve të ndjeshme për partnerët e vet europianë”.
Që nga viti 1991, kur Maqedonia shpalli pavarësinë, Athina nuk e pranon emrin kushtetues të fqinjës së vet veriore, me argumentin se mbart rivendikime territoriale në dëm të Greqisë, njofton Ora News.
Qysh atëherë kjo çështje mbetet pika më e nxehtë e fërkimit ndërmjet të dy vendeve. Në vitin 2008 Greqia arriti që të kushtëzonte me zgjidhjen e çështjes së emrit anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, dhe të njëjtin kusht ka arritur të imponojë edhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. /albeu.com/
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...