Sport

Atalanta kompleton transferimin e Berishës

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 22 June 2017

Etrit Berisha është përfundimisht një futbollist i Atalantës.

Klubi bergamesk ka vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjes së portierit, pas huazimit një vjeçar nga Lazio.

Lajmi është bërë i ditur nga një deklaratë e klubit të Atalantës, të cilët kanë theksuar edhe rolin prej protagonisti të portierit shqiptar, në suksesin e arritur nga Atalanta gjatë këtij sezoni.

-Advertisement-

“Atalanta B.C. njofton se ka ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të portierit Etrit Berisha, nga klubi i Lazios. Berisha, portieri i kombëtares shqiptare, ka qenë një nga protagonistët e sezonit fantastik të Atalantës, të cilin e mbyllëm në vendin e katërt, duke siguruar pjesëmarrjen direkte në Europa League. Berisha ka zhvilluar 27 ndeshje me zikaltërit, gjatë sezonit 2016-2017”, thuhej në komunikatën e klubit zikaltër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera