Auto&Tech

Aston Martin do të ripërtërijë emrin Vanquish në super-veturën e re

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 30 July 2018

Kompania e njohur britanike, Aston Martin, njoftoi kthimin e Vanquishit pas lansimit të Superleggerit të ri DBS.

Kompania planifikon të përdorë etiketën legjendare për përdorimin e një super-veture të re me motor të vendosur në qendër të saj.

“Vanquish është një emër shumë i veçantë. Që nga Vanquishi i parë, kjo ishte bisha më brilante në familjen tonë”, tha dizajnuesi kryesor i Aston Martinit, Marek Rajhman, transmeton ksp. Modeli i ri do të jetë konkurrent i McLaren 720S, Ferrari 488 GTB dhe Lamborghini Huracan.

-Advertisement-

Pas emrit Vulcan, Vantage, Virage dhe Volante, Vanquish për herë të parë është përdorur në vitin 2001 si vëllai i madh i DB7, dhe më pas është përdorur edhe në modelin e bazuar në DB9.

Të dy kanë pasur motor V12 të vendosur në pjesën e përparme të veturës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera