Lajme

Askush në PDK s’flet pse humbën 16 deputetë

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 18 June 2017

Asnjë prej udhëheqësve të PDK’së nuk po flet pse pësuan humbjen më të mëdha pasluftës. Krahasuar në zgjedhjet e parafundit, PDK këtë mandat do të ketë 16 deputetë më pak, nëse rezultatet preliminare nuk ndryshojnë. Nait Hasani ka thënë se për këtë rezultat duhet të flasin udhëheqja e Partisë. Zyrtarë tjerë s’kanë thënë asnjë fjalë, ndërkohë, Kadri Veseli ka publikuar foto nga Dragashi.

Largimi i Hashim Thaçit nga udhëheqja e PDK’së, mos kandidimi i ish-komandantëve të luftës, dhënia e pozitës së Kryeministrit për AAK’në mund të jenë vetëm disa prej faktorëve që PDK’ja shënoi humbjen më të thellë prej pasluftës. Krahasuar me zgjedhjet parafundit, PDK ka 16 deputetë më pak.  Sipas rezultateve preliminare Partia e Kadri Veselit në koalicionin PAN ka vetëm 21 deputetë, AAK 10 e NISMA 8. Gjithsejtë kanë 39 deputetë dhe si koalicion kanë arritur të dalin të parët.

Kësaj radhe deputetë s’kanë arritur të bëhen dy Nënkryetarët e PDK’së, Hajredin Kuçi e Arsim Bajrami. As zyrtarët tjerë të kësaj partia si Nait Hasani, Fadil Beka e Naim Fetahu.

-Advertisement-

Këto të dhëna nuk po dëshiron të komentojë anëtari i Kryesisë së PDK’së, Nait Hasani, i cili s’e ka të sigurt nëse do të bërët sërish deputet. Ka thënë se ende nuk janë rezultate përfundimtare dhe në çdo rast mund të ndryshojnë shifrat.

“KQZ hala nuk e ka dhënë mendimin e saj. Unë nuk kam qenë fort i interesuar për punën e listës, por megjithatë KQZ ende nuk ka dhënë asnjë mendim, dhe përderisa nuk kanë dal rezultatet përfundimtare unë mendojë se krejt janë thashetheme”, ka deklaruar të dielën Hasani.

Ky zyrtar i PDK’së ka thënë se udhëheqja e PDK’së dhe Ramush Haradinaj janë duke punuar për t’i bërë numrat për Qeverinë e re.

“Rreth çështjeve të ndonjë koalicioni të mundshëm me ndonjë parti, janë nënkryetarët ata që përgjigjen. Ata do të vendosin. Sigurisht që janë në bisedime, është kandidati për kryeministër dhe sigurisht do të bisedojnë”, ka thënë Hasani, për Express, të dielën.

Sikurse Hasani që s’ka folur se pse PDK doli me vetëm 21 deputetë, as zyrtarët tjerë s’kanë folur. S’e kanë hapur telefonin Shaip Muja, Adem Grabovci, Ramiz Lladrovci e Zenun Pajaziti.

Ndërkohë, Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, pasi janë publikuar emrat e kandidatëve të PAN’it për deputetë, ka publikuar disa foto nga Dragashi. Ndërkohë, sot, ka vizituar Skendarajn, por as atje s’ka thënë asnjë fjalë për rezultatin e PDK’së në këto zgjedhje.

PDK është në pushtet prej vitit 2007 kur pati dalë partia e parë, duke marrë udhëheqjen e Qeverisë. Edhe në dy palë zgjedhje tjera pati dalë fituese, porse në mandatin e fundit pozitën e Kryeministrit ia kishte dhënë Isa Mustafës. Partia që ishte udhëhequr prej themelimit nga Hashim Thaçi ka qenë në Qeveri edhe pasluftës në koalicionin e gjerë me Kryeministër Bajram Rexhepin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera