Sport

Asistuesit më të mirë në Premierligë, Shaqiri në mesin e më të mirëve

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 23 December 2017

Tre lojtarë të Man City janë aktualisht asistuesit më të mirë në Premierligë, kurse Shaqiri ndan pozitën e pestë me nëntë lojtarë.

De Bruyne, Leroy Sane dhe David Silva – janë asistuesit më të mirë në Premierligë në sezonin 2017/18, me nga tetë asistime.

Top pesëshja kompletohet me Aaron Ramsey të Arsenalit (6) dhe Cesar Azpilicueta të Chelseat (5), transmeton Gazeta Express.

Xherdan Shaqiri ndan pozitën e pestë me nëntë lojtarë. Shqiptari deri më tani ka dhuruar pesë asistime.

-Advertisement-

Kush ishte asistuesi më i mirë në sezonin 2016/17?

De Bruyne ishte asistuesi më i mirë në Premierligë sezonin e kaluar me 18 asiste për Manchester City.

Rivali më i afërt me De Bruyne ishte mesfushori i Tottenham, Eriksen, që bëri 15 asistime ku Spurat përfunduan të dytit.

Gylfi Sigurdsson, Cesc Fabregas dhe Alexis Sanchez kompletuan pesëshen më të mirë.

Pesë fituesit para De Bruyne ishin; Ozil, Fabregas, Steven Gerrard, Juan Mata dhe David Silva.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera