Fokus

“Asamblistët tanë kanë qenë të obliguar të votojnë ashtu siç janë urdhëruar nga LVV-ja”, flet ish kryetari i degës në Drenas

Autori: Samire Jaha 13:28 | 01 October 2024

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje më saktësisht dega në Drenas, së fundmi është përballur me dorëheqje të anëtarëve të saj, shkruan Gazeta Infokus.

Madje dhjetëra dorëheqje janë bërë vetëm gjatë javës së kaluar e që vazhduan edhe këtë javë.

Ish-kryetari i Vetëvendosjes dega në Drenas, Naim Qorri për Infokus duke përmendur arsyet se pse aktivistët po i largohen partisë në pushtet, ka thënë se asamblistët kanë qenë të obliguar të votojnë ashtu siç janë urdhëruar nga qendra në Prishtinë.

-Advertisement-

“Mos funksionalizimi i zyrës, mungesës te aktiviteteve, asnjë takim me qytetar, çdo gjë që ka qenë për t’u votuar në asamblenë komunale në Drenas asamblistët tanë kanë qenë të obliguar të votojnë ashtu siç janë urdhëruar nga qendra Prishtine konkretisht nga sekretaria e qendrës Prishtinë ku këtu ka fillu edhe mospajtimi në mes asamblistëve që në mënyrë të detyrueshme të votonin pa marr parasysh a ishin në dobi apo në dem të qytetarëve ato votime”, ka deklaruar Qorri për Infokus.

Po ashtu ai tha se me ardhjen e kryetares së tanishme Egzona Tërdevci kanë lindur edhe pakënaqësisë.

Ai potencon se kryetarja Tërdevci “Është një figurë kukull e instaluar për të mbajtur gjallë lidhjen e Deputetit Dugolli me Qendrën në  Prishtinë”.

Kjo për arsye se deputeti, Enver Dugolli nuk ka pasur as nuk ka ndonjë respekt nga asnjë aktivist në qendrën e VV-së në Drenas.

“Ne si aktivist të LVV dega Drenas, që nga ardhja e kryetares me detetiva të deputetit z.Enver Dugolli kemi qenë të pakënaqur pastaj duke vazhduar me injorimet me fyerjet e kryetares që ka bërë me shumicën e aktivistëve . Punësimeve të një grupi të ngushtë përmes qendrës Prishtinë vetëm e vetëm që të njëjtit t’i qëndronin afër ku ne si lëvizje gjithnjë kemi qenë kundër nepotizmit por praktika e tanishme e tregon të kundërtën”, ka deklaruar tutje Qorri për Infokus.

Gjithashtu ish-kryetari Qorri gjatë dorëheqjes së tij edhe kishte akuzuar deputetin Dugolli për punësime të pandershme.

Ai po ashtu përmes një postimi në “Facebook”, e ka akuzuar deputetin Dugolli edhe për:

1. Humbjen e imazhit të degës dhe mbi 70% të anëtarësisë;

2. Manipulimet me punësime në ndërmarrje publike dhe emërime politike të personave jo meritorë;

3. Mos trajtimin e kërkesave të kryesisë, që ka sjellë humbjen e dy asamblistëve të votuar në Lëvizje, duke lënë vetëm tre nga pesë që kishim, dhe një prej tyre është gjithashtu në dilemë;

4. Ndikimin e tyre në pronat publike të Drenasit, që janë dhënë në shfrytëzim tek të afërmit e ish-asamblistit të VV-së, përfshirë Stacionin e Trenit;

5. Mosfunksionimin e zyrës në Drenas dhe mungesën e aktivitetit koherent”, ka shkruar ai ndër të tjera.”.

Mirëpo siç duket këtyre akuzave të rënda ndaj tij, deputeti Dugolli nuk është duke i dhënë rëndësi.

Kjo pasi në një deklarim të shkurtër për Infokus ai tha se nuk merret me ish kryetarin Naim Qorrin duke e quajtur të pasinqertë.

“Aii po leje ti se ai që s’disa here që po jep dorëheqje, as s’është i sinqertë as s’është i kredibil që me fol për to. Hiq si kundërpërgjigjna se është i pasinqertë është i paskrupullt, thjesht nuk merrem me të(Naim Qorrin)”, ka thënë Dugolli shkurt për Infokus.

E dorëheqje nga ky subjekt politik kanë dhënë edhe asamblistë të tjerë duke përfshirë këtu edhe anëtaren Flota Bujupi.

Ajo në një përgjigje shkurt për Infokus deklaroi se pas dorëheqjes së saj do të i bashkëngjitet Partisë Demokratike të Kosovës./Gazeta Infokus/

Akuzat për punësime të pandershme nga ish bashkëpartiaku i tij, flet Dugolli i LVV-së: “Thjesht nuk merrem me të”

Jep dorëheqje anëtarja e VV-së në Drenas: Vetëvendosja e vërtetë në Drenas është Ramiz Lladrovci

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera