Asambleja e Pejës aprovon ridestinimin e mjeteve në projekte kapitale
Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 05 September 2018
Kuvendi Komunal i Pejës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri, për shqyrtimin e propozimit për transferimin dhe ridestinimin e mjeteve në projekte kapitale.
Kërkesa për ridestinim të mjeteve u aprovua me shumicë të votave.
Asamblisti nga radhët e Alternativës, Reshat Nurboja, tha se Komuna po punon “tu pa – tu ba”.
“Nuk është mirë me ju thanë anëtarëve të Kuvendit: Votone qeta tani mos e votoni qeta por qeta. Mos e udhëhiqni Pejën tu pa – tu ba “, tha Nurboja.
Një nga propozimet për të cilat u debatua ishte ndarja e mjeteve për furnizimin me ujë të pijshëm të Lugut të Baranit.
Lidhur me këtë pikë, asamblisti i PDK-së, Muhamet Halitaj, tha se me realizimin e këtij projekti të paanalizuar mirë po shkatërrohet një pikë turistike.
“Me realizimin e këtij projekti të paanalizuar mirë po e shkatërroni një pikë turistike. Kemi pasë shpresë që kryetari i tanishëm do ta ban një zgjidhje por fatkeqësisht ai projekt është kah don me u realizu e që ka me pasë pasoja si shkatërrimi i florës dhe faunës, shkatërrimi i bujqësisë, blegtorisë, rrezikimi i 100 shtëpive pa ujë, rrezikimi i vendit të punës së 300 punëtorëve në restorantet pranë ujëvarës etj.“, tha Halitaj.
Sipas tij, Komuna po e shkatërron regjionin e ujëvarës së Radavcit për të furnizuar me ujë një regjion tjetër.
Ndërsa asamblistja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mevlyde Idrizi, kërkoi që të mos politizohej me ujë.
“Unë nuk e di pse po i politizoni gjanat e ujit, ndoshta Radavcit i mungon pak për ujitje, unë jam për me pasë ujë krejt Radavci, por jo mos me pasë tërë Lugu i Baranit me fshatra. Le të bëhemi pak njerëzorë. Më të rëndësishëm se peshqit e Radavcit të Muhametit janë uji i pijes së qytetarëve. Mos luani me jetën e qytetarëve!“, tha Idrizi.
Në fund, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se uji nuk do të merret nga ujëvara por nga kanalet e ujitjes.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...