Lajme

Arton Demhasaj zëri i shoqërisë civile me numër 35, i futet garës në AAK

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 12 January 2025

Njëri ndër zërat e fuqishëm i cili për vite me radhë dha një kontribut të jashtëzakoshëm në shoqërinë civile, Arton Demhasaj i ka hyrë garës për deputet.

Ai sot u prezantua nga kandidati për kryeministër i AAK-së, sot gjatë tubimit në ditën e dytë të nisjes zyrtare të fushatës së AAK-së, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 në Prishtinë, me numër 137.

Demhasaj është i njohur për kontributin e tij të rëndësishëm që ka dhënë në shoqërinë kosovare, duke vepruar si qytetar aktiv në kuadër të shoqërisë civile.

-Advertisement-

Tutje Demhasaj synon një ulëse në Kuvendin e Kosovës, ku premton të vazhdojë angazhimin e tij për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në vend./GazetaInfokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera