Artistja kërcënohet me vdekje për pikturimin e Kurtit dhe Vuçiqit duke u puthur

Autori: Gazeta inFokus
12:17 | 27 February 2023
Teksa liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohet të hënën për të negociuar një marrëveshje paqeje, një artiste e re nga Prishtina ka të ngjarë të vazhdojë të marrë kërcënime për një pikturë që paraqet liderët e të dy vendeve duke u puthur.
Piktura e Ermira Muratit, e cila është 3 metra e gjatë, shfaq kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq të përqafuar, duke puthur njëri-tjetrin në buzë me sy të mbyllur.
“Unë shoh raportet e tyre si një shfaqje aktrimi…dhe të dy popujt e Kosovës dhe Serbisë, edhe ne po shohim të njëjtën shfaqje”, tha Murati, i njohur si “Orange Girl”, për Reuters.
“Pavarësisht se sa të thella janë marrëdhëniet kaotike mes Kosovës dhe Serbisë, mendoj se rinia jonë e do paqen më shumë se çdo gjë tjetër”, tha ajo.
Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel të hënën, ku pritet të miratojnë propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të mbështetur nga Perëndimi.
Mijëra njerëz në rrjetet sociale shkruan komente për pikturën e Muratit. Shumica përdorën gjuhë urrejtjeje dhe disa madje e kërcënuan artisten me vdekje.
“Ti e meriton një plumb”, tha një komentues.
Murati, e lindur një vit pas përfundimit të luftës në vitin 1999, njihet për thyerjen e tabuve me punën e saj artistike.
Ajo mori kërcënime vitin e kaluar kur realizoi një pikturë të ngjashme që tregonte dy burra të veshur me kostume popullore shqiptare duke u puthur në buzë si një gjest mbështetjeje për komunitetin gay në Kosovë, një vend në të cilin shoqëria konservatore ende heziton t’i pranojë homoseksualët.
Murati tha se piktura e saj e fundit kishte një mesazh thjesht politik dhe se ajo tashmë është mësuar të marrë kërcënime.
“Kjo nuk po më pengon. Në momentin që ata reagojnë ashtu siç po bëjnë, atëherë e kuptoj që mesazhi ka shkuar në vendin e duhur. Kjo po krijon debat”, tha Murati.

Të tjera
-
Limaj: Më pak u fol për temën kryesore, i ftova për gjetjen e zgjidhjes
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka mirëpritur takimin mes liderëve politi...
-
Kadrijaj: VV-ja po e shtrembëron aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në deklaratën e saj para mediave tha se sh...
-
Abdixhiku: Të na jepet e drejta për votë, VV-ja ka vendosur pengesë me procedurë të fshehtë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në ta...
-
Krasniqi: Kurti dhe VV-ja po duan të jetojnë në realitet alternativ edhe pas aktgjykimit të Kushtetueses
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me Albin Kurtin, ka thënë se a...
-
Abdixhiku: Kurti s’lëvizi nga pozicionet e tij, takimi ishte farsë publike
Pas mbi dy orësh diskutime, ka përfunduar takimi i kreut të VV-së, Albin Kurt...
-
Nuk ka qetësi për Vuçiqin, sërish protesta në Beograd
Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë nisur të organizohen dy protesta në d...
-
IPK: Policia nuk pati ndonjë parregullësi apo sjellje të papërshtatshme gjatë ‘Vidovdanit’
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se sot ka realizuar një opera...
-
Infektologu Mehmeti bën thirrje për ndërgjegjësim të shtuar rreth HIV-it
1 të reja me HIV/AIDS janë raportuar përgjatë periudhës janar-maj në Kosovë. ...
-
Ekskluzive: Takimi i liderëve nuk prodhon zgjidhje – Kurti ngul këmbë për Albulena Haxhiun dhe komisionin
Takimi mes liderëve të partive politike, i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Ve...
-
Ishte për pushime me familjen, 23-vjeçari nga Kosova vdes në Lezhë
Një 23-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të shtunë në Lezhë, teksa ndodh...
-
Edhe pas një ore, liderët politikë në takim për ta zgjidhur bllokadën institucionale
Tash e mbi një orë ka nisur takimi në mes liderëve të partive politike në tak...
-
Mbyllen 8 institucione shëndetësore private pa licencë
Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur këtë javë tetë institucione shëndetësore ...