Lajme

Artan Abrashi i VV-së: Qytetarët e Kosovës nuk po i hanë më këto fore

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 25 March 2020

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka thënë që krejt kjo që po bëhet në këtë situatë në Kuvend, është një puç politik.

Pasi sipas tij po shkelet vullneti i qytetarëve, që në Qeveri të vijnë ata që nuk u votuan, shkruan gazeta inFokus.

“Ajo që me veprimin tuaj e bën më kriminal, kjo po e kërcënon edhe shëndetin publik”.

-Advertisement-

“Kjo katrahurë ka për qëllim me hap planin antikombëtar të Kosovës, sabotimin me marrëveshjen Thaçi – Vuçiq. Pra rrezikimi i shëndetit publik, ky mocion i turpit nën 2 e marrëveshja për copëtimin e fundit janë gërrhama e fundit e një klase politike që po vdes”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa ka thënë që pas kësaj Vetëvendosje do të bëhen të pamposhtur, ndërsa i thotë LDK-së që në çdo situatë po i paraqesin të tjerët fajtorë.

Abrashi i tha LDK-së, “Qytetarët më nuk po i hanë këto fore”, shkruan gazeta inFokus.

“Sot po na bëni të pamposhtur, pas ditës së sotme të turpit, juve do t’iu mbajnë në mend duke ngritur dorën kundër vullnetit të qytetarëve, pra na ishte njëherë një pan e nga dita e sotme këtij akronimi i shtohet edhe L e bëhet PLAN, jo për zhvillimin e Kosovës por gllabërimin e asaj që i ka mbetur Kosovës, pavarësisht këtij turpi nuk është e natyrës tonë të hedhim baltë për të gjithë, por absurditeti më i madh që ndëgjova sot, në gjëndjën që ndodhet Kosova me kërku agorën demokratike nuk është demokraci, kjo është anarki që po mundoheni me vesh me fjalë tjera, mos na fajësoni neve, kurr ju rrëzuan juve po na fajësoni, kur po rrëzoni po i fajësoni tjerët, e kur vetën, pjekuni, qytetarët e Kosovës nuk po i hajnë më këto fore”, tha Abrashi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera