Arsyetimi qesharak i deputetit që votoi kundër pagesës së mësuesve
Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 28 December 2017
Gani Dreshaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka treguar një arsyeje të çuditshme për votën e tij kundër pagesës së mësuesve për fëmijët me nevoja të veçanta.
Dreshaj arsyetoi votën e tij duke thënë se e kishte prekur butonin gabimisht pasi sipas tij, nuk i kishte syzet.
“Nuk e dija që po votoj kundër sepse nuk i kisha syzat pasi ideja më ka pëlqyer tepër”, u shpreh Dreshaj për Telegrafin.
Dreshaj ashtu si edhe shumica e deputetëve të AAK-së votuan kundër amendamentit të propozuar nga deputetja e VV-së Arberie Nagavci.
Amendamenti për pagesën e mësuesve të fëmijëve me nevoja të veçanta nuk kishte arritur të kalojë të premten për vetëm një votë. Vetëm 42 deputetë kishin votuar pro amendamenti që do ta obligonte qeverinë e Kosovës të paguajë asistentët ose mësuesit plotësues për fëmijët me nevoja të veçanta nëpër shkollat publike.
Insajderi ka raportuar dje për listën e deputetëve të cilët kanë votuar pro dhe kundër saj. Shumica e deputetëve që kanë votuar kundër këtij amandamentimi kanë qenë të PDK-së, AAK-së, Nismës si dhe të Listës Serbe.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...