Sport

Arsyetimi i De Biasit për dështimin e radhës

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 26 November 2017
Ka marrë një tjetër humbje skuadra e Alaveshit, e drejtuar nga trajneri italian, Xhani De Biazi.
Ish-numri një i Kombëtares shqiptare nuk ia doli të rikthente rezultatet pozitive në këtë javë, teksa u mposht 1-2 në shtëpinë e tij nga Eibari.

Këta të fundit kaluan në avantazh në pjesën e parë me Jordan dhe në të dytën dyfishuan me Çarles.

Alaveshi luajti për 45 minuta me 10 lojtarë dhe shënoi në fund, por nuk mjaftoi. Trajneri De Biazi këtë herë u kap me mbrojtjen, shkruan Panorama.

“Duhet të jemi më të vëmendshëm dhe të mbrojmë më mirë. Nëse pësojmë 2 gola për çdo ndeshje, e kemi të vështirë të marrim pikë dhe të reagojmë. Situata nuk është e mirë, por kam besim se do t’ia dalim dhe do të rikthehemi te fitoret”, ka thënë De Biazi pas ndeshjes.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera