Sport

Arsyet që çuan në shkarkimin e Carlo Ancelottit

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 28 September 2017

Carlo Ancelotti nuk është më trajner i Bayern Munich.

Trajneri italian gjatë ditës së sotme është shkarkuar nga gjiganti bavarez, pas qëndrimit prej një sezoni e pak muaj.

Mediet në Gjermani shkarkimin e Ancelottit e lidhin me formën e dobët të Bayernit në Bundesligë, e po ashtu edhe me humbjen 3:0 në Ligën e Kampionëve në ‘Parkun e Princave’, nga Paris Saint Germian.

-Advertisement-

Media spanjolle ‘AS’, ka komentuar shkarkimin e italianit, duke i dhënë edhe disa nga arsyet që kanë çuar deri te kjo ndërprerje e kontratës.

Sipas ‘AS’, problemet në dhomat e zhveshjes, rezultatet jo të kënaqshme, presioni dhe transferimet jo të qëlluara, janë shkaqet e largimit të Ancelottit nga ‘Alianz Arena’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera