Sport

Arsyeja pse Henrikh Mkihtaryan ka qëndruar më gjatë se të tjerët në stërvitjet e Arsenalit

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 08 February 2018

Henrikh Mkhitaryan po qëndron më shumë se të tjerët në stërvitje për të ndihmuar sulmuesit e Arsenalit.

Armeni është i vendosur të nxjerrë më të mirën nga vetja në Londër ku kaloi nga Manchester United gjatë janarit.

Mkhitaryan u shkëmbye me Alexis Sanchez, i cili iu bashkua Manchester United.

-Advertisement-

Mesfushori është bashkuar në veri të Londrës me ish-bashkëlojtarin nga Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili kaloi tek Arsenali për një shumë rekorde të klubit prej 63milionë eurove.

Dyshja startoi në ndeshjen kundër Evertonit dhe dhuroi një paraqitje fantastike duke i ndihmuar “Topxhinjtë” të sigurojnë një fitore prej 5-1.

Dhe duket se Mkhitaryuan gjithashtu po jep maksimumin nga vetja edhe në kohën e lirë.

Spekulimet qarkulluan se ai po qëndronte më gjatë në stërvitjet e Arsenalit për të ndihmuar në ushtrimet me sulmuesit.

Normalisht, një trajner do të kërkonte një gjë të tillë nga sulmuesit Aubameyang dhe Alexandre Lacazette, por mesfushori thuhet se vullnetarisht ka ofruar ndihmën e tij.

E pyetur rreth këtyre spekulimeve në konferencë për shtyp para ndeshjes, ëenger u përgjigj:

“Ai ka një sjellje shumë profesionale dhe mbi të gjitha mendoj se kjo është ajo që kërkoni nga secili lojtar.

“Nuk jam i befasuar për këtë sepse më duket absolutisht normale.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera