Lajme

Arsimi| Plani i Albin Kurtit për t’i edukuar “PISA-t”

Autori: Halil Berisha 15:56 | 04 February 2020

Hykmete Bajrami e LDK-së është zgjedhur ministre e Arsimit.

Por, para kësaj, LDK e Vetëvendosje ishin marrë vesh për punët që duhet të kryhen në këtë dikaster, shkruan gazeta inFokus.

Në fakt, arsimi është edhe pjesë më e kritikuar thuajse e të gjitha qeverive me radhë, e që së fundmi cilësia e dobët e arsimit u bë e njohur edhe ndërkombëtarisht ku PISA e vendosu Kosovën në fund të pusit.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka siguruar edhe marrëveshjen në mes të LDK-së e Vetëvendosjes ku flitet edhe për punët që do të kryhen për përmirësimin e gjendjes në arsim.

Këto janë të ndara në 10 pika kryesore, shkruan gazeta InFokus.

  1. Pika e parë është sanimi i gjendjes në Ministri, intervenim ky i domosdoshëm për të siguruar rolin mbikëqyrës e politik-bërës të Ministrisë në fushën e arsimit.
  2. Të modernizohet infrastruktura arsimore me fokus cilësinë në arsim.
  3. Vlerësimi i plotë i kurrikulave arsimore.
  4. Zgjerimi i rrjetit të institucioneve të edukimit parafillor në çdo komunë do të trajtohet me prioritet e përfshirë edhe mënyrën e financimit.
  5. Shkolla duhet që tëfuqizohet në vendimmarrje me përfshirje më të madhe të komunitetit e me rol më të fuqishëm të drejtorit të shkollës.
  6. Do të ringjallen e modernizohen me mjete konkretizuese, kurrikula e tekste mësimore adekuate shkollat profesionale të mesme të larta.
  7. Do të rishikohet ligji për arsimin e lartë në mënyrë që të adresohen nevojat që ka ky nivel i arsimit për t’u zhvilluar edhe më shumë, për pavarësi më të madhe e sigurim të burimeve të qëndrueshme të financimit.
  8. Të ri-themelohet Këshilli Kombëtar i Shkencës, krahas së cilës të zhvillohet e fuqizohet “Fondi Kombëtar i Shkencës” për të mbështetur projekte shkencore mbi baza të konkurrencës e prioriteteve kombëtare që ka Kosova.
  9. Zhvillimi i “Teknologjisë Arsimore” e “Digjitalizimi i Përmbajtjes Arsimore”, duke u nisur nga zhvillimet e reja në teknologjinë e mësimdhënies e të konsiderohet digjitalizimi i përmbajtjeve arsimore për përdorim në klasë e jashtë klase e për komunik në distancë e aspekte tjera.
  10. “Zhvillimi i Fondit të Ekselencës” i cili do të mbështesë kuadrot premtuese me orientim në shkenca, në veçanti gratë që zgjedhin të studiojnë shkencat teknike e natyrore, brenda e jashtë vendit”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera