Sport

Arsim Thaqi tregon se si e mundi Drenica

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 16 October 2018

Flamurtari e nisi për mrekulli edicionin në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, mirëpo në ndeshjet e fundit, rezultatet e skuadrës së drejtuar nga Arsim Thaqi, nuk kanë qenë aspak të mira.

Flamurtari në takimin e fundit të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, u ‘korit’ duke u mundur nga Drenica me shifrat 3:0.

Arsim Thaqi tha se Drenica fitoi me meritë. “Drenica e meritoi fitoren. Kemi pasur mungesa nga portieri Flamur Neziri, Lorik Maxhuni apo Alban Shillova. Duhet që të rikthehemi në mënyrë që ta shfaqim lojën tonë. Deri në këtë fazë i kemi kaluar objektivat e klubit. Presim që në ndeshjet e ardhshme të kthehen lojtarët sidomos Shillova nga kartonët dhe portieri Neziri si dhe Maxhuni. Presim që deri në fund të sezonës të arrijmë edhe ndonjë pikë në mënyrë që të jemi më stabil në pranverë”, theksoi Arsim Thaqi.

-Advertisement-

Flamurtari pas këtij takimi ndodhet në pozitën e katërt me 16 pikë të mbledhura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera