Sport

Arsenali pa kapitenin Xhaka në derbin ndaj Man Unitedit

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 05 December 2018

Arsenali do të përballet sonte me Manchester Unitedin për xhiron e 15-të të Premierligës, por për këtë derbi trajneri i klubit londinez, Unai Emery, nuk mund të mbështetet në ndihmën e njërit prej kapitenëve të tij, Granit Xhakës.

Rezultat e dobëta që Jose Mourinho ka marrë në secilën skuadër të tij në sezonin e tretë e kanë ndjekur edhe në Manchester United, pasi që tanimë janë shuar shpresat e tyre për t’u shpallur kampionë, e madje do ta kenë të vështirë edhe të hynë në top katërshe.

“Djajtë e kuq” përjetuan edhe një tronditje të shtunën, kur ata i humbën dy pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Southamptonit. Manchester Unitedi bëri punë mjaft të mirë, pasi që arriti ta barazojë rezultatin nga 2-0 në 2-2, mirëpo nuk e gjeti dot golin e fitores.

-Advertisement-

Megjithatë, Mourinho ka mjaft vetëbesim se skuadra e tij mund ta dëshmojë veten në këtë ndeshje kundër Arsenalin, të cilët nëse e humbasin, mund të mbesin 11 pikë larg vendit të katërt, i cili siguron kualifikime në Ligën e Kampionëve.

Përderisa Mourinho e ka pasur të vështirë këtë sezon, rivali i tij, Unai Emery, ka arritur ta fitojë dashurinë e tifozëve qysh në sezonin e tij të parë, pasi që pas dy ndeshjeve të para të humbura, kundër Manchester Cityt dhe Chelseat, ai ka arritur një ecuri prej 19 ndeshje pa disfatë.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Manchester United XI: De Gea; Valencia, Smalling, Jones, Shaë; Matic, Herrera, Pogba; Rashford, Lukaku, Martial

Arsenal XI: Leno; Mustafi, Sokratis, Holding; Bellerin, Torreira, Guendouzi, Kolasinac; Ramsey, Aubameyang, Lacazette

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera